Tiranë, krim pasioni te Don Bosko, djali vret të renë, qëllon veten me plumb pas koke

  • 6 years ago
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata nga Kalimashi, i cili ka vrarë 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni nga Miloti.

Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e 'Don Boskos', ndërsa Report Tv mëson se dyshohet për një krim pasioni.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se një lidhje e prishur mes dy të rinjve ka çuar në aktin tragjik, ku i riu ka qëlluar për vdekje vajzën. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, me plumb pas koke dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Recommended