Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma zgjedhore eshte e vetmja ceshtje qe pavarësisht konflikteve politike nuk ka njohur bllokim dhe e vetmja per te cilën PS dhe PD po punojnë së bashku. Per të, eshte folur shume pak gjate muajve te fundit, kryesisht sepse dy bashkëkryetarët e komisionit Oerd Bylykbashi dhe Bledi Cuci kane zgjedhur nje metodologji ndryshe duke ia lëne peshen ne kete fazë, eksperteve ndërkombëtare.



?Tashmë ne kemi bërë një qasje që garanton më shumë akses, më shumë transparencë, por mbi të gjitha i kemi dhënë një rol primar ekspertizës ndërkombëtare, Këshillit të Europës nëpërmjet Komisionit të Venecias, OSBE-së  nëpërmjet ODIHR-it, apo edhe ekspertë të tjerë me reputacion në këtë fushë. Pra në këtë fazë ne jemi duke mbledhur ekspertizën e tyre.?

 

Komisioni i reformës zgjedhore ka përcaktuar 6 shtylla baze ku po punohet paralelisht; votimi elektronik, votimi i emigranteve, shitblerja e votës, roli i medias në fushatë dhe financimi i partive politike, regjistri i votuesve dhe mospërdorimi i administratës në procesin zgjedhor. Nga nesër, Komisioni nis diskutimin e zgjidhjeve per tre prej problematikave kryesore.



?Që është votimi elektronik, është shit blerja e votës dhe abuzimi me burimet shtetërore që do të jenë deri në mesin e këtij muaji, tre temat më të mëdha, më të rëndësishme ku do të debatohet, do të vijnë eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe mbi bazën e tyre ne do të marrim vendimet se çfarë duhet të draftojnë ekspertët për në kodin zgjedhor.?

 

Reforma zgjedhore nuk eshte e rëndësishme vetem per opozitën, por sipas PD edhe per vete integrimin e vendit per shkak te standardeve te munguara te proceseve elektorale.



?Zgjedhjet janë tashmë janë një problem shumë I rëndë, shitblerja e votës dhe abuzimi me burimet shtetërorë, presioni mbi zgjedhësit janë çështje prioritare dhe rekomandime prioritare të OSBE-ODIHR dhe si gjermanët francezët apo shtete të tjera anëtare e kanë shumë të qartë; një shtet i cili ka zgjedhje të tilla do të thotë që ka problem të rënda me demokracinë.?

             

Komisioni i reformës zgjedhore synon qe ne muajin e ardhshëm te nise shkrimi i ndryshimeve ligjore e me fillimin e sesionit te ri parlamentar mendohet qe reforma zgjedhore do te miratohet.

Category

📺
TV

Recommended

3:50
Up next
3:50