Ora News - Familjet e xhihadistëve, Kuko: Të kthejmë gratë dhe fëmijët nga Siria dhe Iraku

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Konferencën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që po mbahet në Tiranë, zv-ministrja e Brendshme, Romina Kuko, tha se prioritet mbetet kthimi i shqiptarëve që ndodhen në zonat e luftës, në Siri dhe Irak. Ajo shtoi se Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin me CIA-n apo FBI-në. Dhjetra gra e fëmijë kanë mbetur në zonat e luftës në Siri, pasi prindërit e bashkëshortët e tyre janë vrarë gjatë pjesëmarrjes në luftime.

Kthimi i shtetasve shqiptarë që kanë mbetur në zonat e luftës në Siri dhe Irak, mbetet një prirotet i autoriteteve shqiptare.

Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, e deklaroi këtë fakt në konferencën rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm që po mbahet në Tiranë.

Ajo shtoi se nëse vërtetohet se shtetasit shqiptarë kanë qenë aktivë në luftë, duhet të ndëshkohen sipas ligjit të ndryshuar shqiptar, që parashikon jo më pak se 15 vite burg.

Kuko deklaroi se prioritet mbetet riintegrimi në shoqërinë shqiptare i të kthyerve nga lufta, pasi atje ndodhen me dhjetra gra dhe fëmijë të xhihadistëve shqiptarë.

Zv/ministrja e Brendshme, theksoi edhe bashkëpunimin me CIA-n apo FBI-në.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/familjet-e-xhihadisteve-kuko-te-kthejme-grate-dhe-femijet-nga-siria-dhe-iraku

Recommended