Ora News - Babai i 15-vjeçares që u përdhunua: Autori ka paguar para! Do ta vras me duart e mia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Babai i 15-vjeçares, e cila u përdhunua nga Ligor Biba 55 vjeç ka reaguar ashpër ndaj vendimit të dënimit me 4.8 muaj burg.

Faik Biba ka kërkuar dënim më të ashpër ndaj autorit përdhunues të vajzës së tij, ndërsa thekson se ka paguar para për t'iu ulur dënimi.

"Dënimi i ulët pasi ai ka paguar lekë për të marrë aq vite. Të dënohej me 20 vite burg. Më shkaterroi jetën e vajzës dhe të familjes. Ai ka abuzuar me vajzën nën kërcënimin e thikës. Më mirë të me kishte vrarë mua se sa të bënte atë veprim", ka deklaruar babai i 15-vjeçares.

Babai i vajzës thotë gjithashtu se i kanë ofruar lekë, por siç thotë ai nuk mund të shesë nderin e familjes, ndaj paralajmërons e do të hakmerret.

"Më kanë ofruar lek familja e tij por unë nuk shes nderin e vazjës. Jemi të varfër në ekstrem por nderin e kemi të shenjtë. Apel shtetit të marrë masa për keta njerëz se unë do ta vras vetë me duart e mia", ka thënë Faik Biba.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/babai-i-15-vjecares-qe-u-perdhunua-autori-ka-paguar-para-do-ta-vras-me-duart-e-mia

Recommended