Cutillo ekskluzive për Ora News: Besojmë se negociatat hapen këtë qershor, bindim skeptikët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Ora News, tha se beson se negociatat për Shqipërinë do të hapen këtë qershor, duke nënvizuar se Italia ka punuar bashkë me Shqipërinë për të bindur skeptikët.

Cutillo: Ne besojmë ende se Këshilli Europian i qershorit është ai që do të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E dimë që jo të gjithë vendet anëtare janë të bindur. Kemi ende rreth një muaj kohë për të ndihmuar ata që kanë ende dyshime për t?i kapërcyer ato. Detyra kryesore i takon natyrisht Shqipërisë dhe e përsëris se kur them Shqipërisë, kam ndërmend sigurisht qeverinë, autoritetet duke përfshirë edhe qytetarët shqiptarë që mund të japin një kontribut në këtë çështje. Italia do të ndihmojë në këtë rrugë, do të dialogojmë me partnerët që kanë ende dyshime dhe të shpresojmë që nga tani e deri në qershor të kapërcehen. Është një sfidë, nuk është e lehtë por duam ta luajmë deri në fund

Intervista e plotë:

Ambasador Cutillo, cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet historike mes dy vendeve tona dhe mes shoqërive, asaj italiane dhe shqiptare?

Cutillo: Është një histori shumë e pasur, një histori që edhe unë e kam zbuluar vetëm kur erdha këtu në Tiranë përpara 2 vitesh e gjysmë. Është një histori që fijet e së cilët janë të lidhura në kohë. Nisin që nga antikiteti, duket sikur këputen por në të vërtetë nuk ndërpriten kurrë. Besoj se në këto thuajse 30 vjet të demokracisë, Italia dhe Shqipëria kanë bërë një copë të mirë rruge së bashku. Sot besoj se shenja më e prekshme e kësaj miqësie është prania në Itali e një komuniteti të madh shqiptarësh. Në fillim ky komunitet e pati të vështirë të integrohej por sot përfaqëson një shembull pozitiv integrimi në Itali. Po ashtu është e vërtetë se më shumë se 200 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Itali kanë fituar shtetësinë italiane, pra sot janë qytetarë me dy shtetësi. Shumë prej tyre kanë ndërmarrje, zhvillojnë aktivitetete prodhuese të rëndësishme dhe kjo besoj se është shenja më domethënëse e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ambasador në këto 3 dekada bashkëpunimi së bashku, mendoni se jemi afruar pak më shumë? Shqipëria tashmë është një partner, një vend mik i besuar?

Cutillo: Po, besoj se po dhe besoj që sot mblidhemi me rastin e këtij aktiviteti të organizuar për bashkëpunimin italian. Unë jam shumë i lumtur për hapjen e festës kombëtare italiane në 2 qershor me këtë aktivitet sepse nëse ka një shprehje që përkufizon me të vërtetë marrëdhëniet në të gjitha fushat në këto 30 vjet është pikërisht ?ta bëjmë sëbashku?. Në fillim, nëse kthehemi në vitet ?90, ishte një marrëdhënie e njëanshme. Shqipëria ishte një vend i varfër, në vështirësi, kishte nevojë për gjithçka. Nëse kujtojmë misionin Pelikani, që ishte një mision humanitar për të sjellë ndihma ushqimore popullit, mund të konstatojmë ndryshimin e madh që ka ndodhur. Me kalimin e kohës, kjo marrëdhënie është zh...

Category

📺
TV

Recommended