Report Tv - Zgjedhjet e FSHF në Gjykatë, Fino: Duka po kërkon një gjyqtar 'kamikaz'
  • 6 years ago
Ish-kandidati për president të FSHF, deputeti socialist, Bashkim Fino akuzon për presione ndaj gjykatës lidhur me Asamblenë zgjedhore të FSHF-së në 7 shkurt. Fino akuzon rivalin e tij, Armand Duka se po kërkon një gjyqtar për interesat e tij me qëllim manipulimin e procesit.

Fino thotë se ka tentativa deri në manipulimin e shortit të gjyqtarëve që do shqyrtojnë çështjen. Sipas Finos, kryetarja dhe kancelari i Gjykatës janë në krah të Armand Dukës.