Ora News - A do të çelim negociatat? Kurz: Disa vende të BE e kanë të vështirë të thonë PO

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama dhe kancelari austriak Sebastian Kurz ndodhen në një konferencë për median.

Zoti Kurtz u ndal tek emigracioni ilegal dhe parandalimi i këtij fenomeni.

Kurz: " Shqipëria është gati të ndalojë emigracionin ilegal ne do ta mbështesim financiarisht. Shifrat e emigratëve ilegalë po rriten dhe duhet të luftojmë këë problem. Do flasim me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm.

Edi Rama: "Kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese por që për momentin kontrollohet prej nesh, por ama na duhet bashkëpunimi.

A do të çelen negociatat me Shqipërinë ?

Gazetarja: A do të mundet Shqipëria të çele negociatat gjatë presidencës austriake të BE-së që nis në korrik?

Kurz: "Do ta shohim këtë gjë. Nuk mund tju jap një përgjigje, apo siguri të qartë e të saktë. Ka disa vende anëtare të BE-së, që për shkak të problemeve të tyre të brendshme, e kanë të vështirë të thonë Po. Megjithatë ka një dëshirë të fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë shumë dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge të mirë, por nuk mund tju them akoma se kur, por mund tju them se Shqipëria është drejt një rrugë të mirë dhe KE e ka thënë dhe ia vlen."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/do-te-celim-negociatat-ne-qershor-kancelari-austriak-thote-do-ta-shohim

Recommended