Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Një festival ndërkombëtar është gjithnjë zgjedhja e duhur kur institucionet e kulturës kërkojnë të rrisin cilësinë artistike. Më i riu i krijuar nga teatri ?Metropol? është ai i kukullave.

Në takimin e parë, ai vazhdon të mirëpresë paradite në skenë dhe pasdite në sheshin ?Skënderbej? trupat profesioniste nga Turqia, Rumania, Spanja, Kina dhe vendi ynë deri në 1 Qershor. Sot ishte radha e Shqipërisë me shfaqjen ?Don Kishoti?, e që për publik kishte fëmijët jetimë.

Në përmbajtje, kryevepra e Miguel De Cervantes, mund të tingëllojë e madhe për publikun e vogël, por jo. Sot në vende të ndryshme të Evropës teatri me kukulla është përtej një publiku vetëm për fëmijë.

Category

📺
TV
Comments

Recommended