‘Xhafaj ik’/ Të rinjtë demokratë dhe LRI protestë 40' para Ministrisë së Brendshme, qëllojnë me vezë

  • 6 years ago
TIRANE-Të rinjtë e FRPD dhe LSI protestuan për rreth 40 minuta para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës. Me pankarta në duar ?Tahiri i lirë, kuksianët në burg?, thirrje ?Rama ik, Xhafaj ik? protestuesit kanë qëlluar me vezë, peshq dhe letra higjenike në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu ata mbanin në duar pranga, një gomone me 'drogë', simbol të trafikut të drogës dhe peshq me fotot e Xhafajt dhe Ramës. Policia formoi dy kordonë para Ministrisë së Brendshme, por nuk ka pasur incidente, përveç vezëve që u hodhën në drejtim të ministrisë.
Kryetari i FRPD, Këlliçi u shpreh se Rama ka kriminalizuar cdo qelizë të shtetit, ndërsa duhet të largohet së bashku me Xhafën.

Mbrëmë festonin shëmtuar me fishekzjarrë. Do të bëja një apel për të gjithë të rinjtë, që të vijnë të bashkohen për një kauzë kundër krimit dhe drogës. Ky standard nuk është i pranueshëm as në vendet diktatoriale në Afrikë. Një ministër që ka vëllanë të dënuar me 7 vite burg për trafik droge. Rama ka kriminalizuar cdo qelizë të shtetit. Do të doja që këtu të ishin edhe të rinjtë e FRESSH, dhe jo të festonin me Tahirin. Rinia te mos rrije ne kafene dhe Facebook, por te dalin të protestojnë dhe ta çojmë Ramën në azil. Nesër do të jemi këtu dhe nuk do të ndalemi, duhet të ngremë zërin dhe të mos kemi frikë, rinia ka përmbysur sistemet diktatoriale.

Kryetari i FRPD, Këlliçi
Ndërsa kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi theksoi se protesta duhet të vazhdojë deri sa të largohet Rama, jo vetëm nga posti, por edhe nga Shqipëria, pasi sipas saj, po dëmton të ardhmen europiane të vendit.

Sot duhet të largojmë Ramën, Xhafajn, krimin dhe drogën nga të rinjtë shqiptarë. Të gjithë duhet të protestojmë, ti themi Ramës ik nga Shqipëria.

Floida Kërpaçi

Recommended