Ora News - A duhet rihapur dosja e Azem Hajdarit? E bija zihet ngushtë: Vije veten në pozicionin tim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit është zënë ngusht dhe nuk ka pranuar të komentojë lidhur me ekstradimin e Izet Haxhisë, i cili është dënuar me 25 vjet burg nga gjykata për vrasjen e babait të saj në shtator 1998

"Vije veten në pozicionin tim" i tha ajo gazetares Dajana Shabani e ftuar sot në mëngjes në emisionin "Ditë e Re" në Ora News.

'Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendim tim. Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në një gjë tjetër."

Por çfarë mendon Rudina Hajdari për rihapjen e dosjes së vrasjes së babait të saj.

Rudina Hajdari: Është diçka që unë nuk kam dëshirë të flas. Ti je gazetare, bën pyetjet dhe nuk shikon anën emocionale dhe sa mund të ndikojë. Por ajo që unë dua, është që Shqipëria të bëhet më mirë. Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kesh shumë dëshira. Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/duhet-rihapur-dosja-e-azem-hajdarit-e-bija-zihet-ngushte-vije-veten-ne-pozicionin-tim

Recommended