E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (27 maj 2018)

  • 6 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-37-sezoni-10/

Protagonistët e sotëm të seancës së ndërmjetësimit në rubrikën ?Shihemi në Gjyq? ishin dy vëllezër, Rolandi dhe Arbeni, të cilët ndodhen prej vitesh në konflikt për shkak të biznesit familjar. Në studion e emisionit ?E Diela Shqiptare? ndodheshin e ëma, motrat si dhe bashkëshortja e Arbenit, Fatimja, të cilat u përfshinë në debatin e ashpër mes vëllezërve.

Gjithë problematika e familjes Resuli nis me blerjen e 100 krerë deleve në vitin 1992, duke krijuar në këtë mënyrë një fermë si biznes familjar. Protagonistët e seancës thanë se paratë për të blerë këto 100 krerë dele i ka dhënë Rolandi, i cili kishte punuar disa kohë në Greqi.

Fillimisht krerët e bagëtive i kishin të ndara, por babai i tyre Ismaili propozoi që tufa të bashkohej dhe të dy vëllezërit bashkë me të atin ta kenë të përbashkët këtë biznes, edhe pse Rolandi nuk ishte dakord.

Pas dhjetë vitesh punë tufa e bagëtive u shtua nga 200 në 1200 krerë. Me paratë e fituara nga ky biznes u ra dakord nga të gjitha palët që të ndërtohen 2 shtëpi; në njërën nga shtëpitë do të jetonte Arbeni me familjen, ndërsa në shtëpinë tjetër do të jetonte Rolandi bashkë me të atin.

Krizat në biznesin familjar u krijuan kur Rolandi u kthye nga Greqia dhe u punësua në Policinë e Shtetit, ku paga ishte shumë e ulët. Arbeni akuzoi Rolandin se është ushqyer me paratë e biznesit, por pa punuar asnjë ditë aty.

?Ti nuk e di se çfarë është ruajtja e deleve. Ke ardhur vetëm 1 vit sa më prishe mua të gjithë pasurinë!?, i tha Fatimja kunatit të saj.

Ndërsa ky i fundit ngriti pyetjen se përse i kalonin të vëllait të gjitha fitimet e biznesit për t?u menaxhuar, ndërkohë që ai nuk ishte më në certifikatën familjare dhe kishte krijuar familjen e tij. Ai pretendoi se në vitin 1992 ka dhënë 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra për biznesin familjar, ndërsa Arbeni dhe e ëma e tyre këmbëngulën që ka dhënë vetëm 1 milion e gjysmë lekë të vjetra.

?Mama mos u përdor, të lutem! Më ke djalë, e ke djalë! Ne këtu kemi ardhur që po mundëm ta zgjidhim, do ta zgjidhim, po nuk mundëm, gjithkush në rrugën e vet, nuk ka asnjë problem. Unë kam ardhur me dëshirën më të madhe për ta zgjidhur!?, u shpreh Rolandi, duke i mohuar të ëmës pretendimin që as ai nuk ishte më pjesë e certifikatës familjare...