Report TV - Fundjava, fluks turistësh nga Kosova në Doganën e Morinës

  • 6 years ago
Shqiptarët e Kosovës nuk janë frenuar këtë fundjavë edhe pse në Tiranë u zhvillua protesta e opozitës. Që prej mëngjesit të kësaj të shtune në Doganën e Morinës, ka pasur fluks udhëtarësh nga pjesa tjetër e kufirit të shqiptarëve.

Rradhët në Morinë ishin të gjata dhe fluksi ishte i madh deri në mesditë. Policia kufitare ka punuar me procedure të përshpejtuar, ndërsa vonesat e punimeve në doganë që po bëhen në kulmin e fluksit, janë një tjetër pengesë për qarkullimin e lirë të automjeteve e mallrave.

Rradhë të gjata pritet të ketë edhe gjatë qershorit, pavarësisht muajit të Ramazanit, i cili respektohet masivisht nga besimtarët myslimanë të Kosovës .

Recommended