Ora News - Gjykata rrëzon padinë e Vangjush Dakos kundër Lulzim Bashës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar si të pabazuar padinë për shpifje të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, ndaj kreu të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Vendimi është marrë mesditën e së mërkurës nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Luljeta Kodraliu.

Padia e kryebashkiakut të Durrësit është dorëzuar në gjykatën e kryeqytetit në dhjetor te vitit të kaluar. Krahas dënimit për shpifje, kryebashkiaku kërkonte edhe dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar.

Ai ka paraqitur në gjykatë si provë deklarimet e bëra nga selia e PD-së ku krahas Tahirit dhe Qazim Sejdisë akuzonte edhe kryebashkiakun Dako si të lidhur me krimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykata-rrezon-padine-e-vangjush-dakos-kunder-lulzim-bashes

Recommended