Report TV - Vlorë, 28-vjeçari i dënuar me 3.4 vite burg arratiset sapo gjykata jep vendimin

  • 6 years ago
Arratisje e pazakontë nga ambientet e brendshme të Gjykatës së Vlorës. Një i arrestuar në 2017-ën për kultivim kanabisi është arratisur këtë të mërkurë nga dritarja e katit të dytë të Gjykatës, ku kishte dalë për t'u njohur me dënimin.

I arratisuri është Mikel Kasa, 28-vjeç, ndaj të cilit rëndonte edhe një akuzë tjetër ajo e rrëmbimit të personit. Ai ka mundur t'u ikë forcave të policisë të cilat e kishin shoqëruar në Gjykatë.I riu u arratis pasi gjyqtari lexoi vendimin
Kasa i ka shpëtuar bluve në momentin kur gjykatësi, Skënder Haluci, ka komunikuar dënimin ndaj tij me 3.4 vite burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar për shkak të qëndrimit të paraburgim. Atij i janë hequr prangat nga policia pas njohjes me dënimin, por pikërisht ky ka qenë momenti që ka sjellë arratisjen.

Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij. Policia ka zbarkuar në terren me forca të shtuara për prangosjen e Mikel Kasës.

Recommended