Ora News -Të rriten taksat, FMN kërkesë qeverisë: Problem PPP dhe rimbursimi i TVSH-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të shikojë më prioritet uljen e nivelit të borxhit publik duke e konsideruar një element që vë në rrezik ecurinë ekonomike. Në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar theksohet se shqetësim mbetet edhe klima e të bërit biznes dhe kreditë me probleme. FMN i sugjeron qeverisë që të ndalë përjashtimet tatimore dhe të zgjerojë bazën e taksave.

Borxhi publik mbetet një ndër shqetësimet kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonominë shqiptare.

Në raportin e fundit të monitorimit, bordi i këtij institucioni e vë theksin edhe te niveli i kredive të këqia, mjedisi i të bërit biznes si dhe te përjashtimet tatimore.

FMN argumenton se Shqipëria ka nevojë për një konsolidim më të shpejtë fiskal për të minimizuar rreziqet për qëndrueshmërinë e borxhit.

Pavarësisht uljes së borxhit në nivelin e 70% në fund të 2017 dhe planit të qeverisë për të vijuar uljen, përsëri niveli vlerësohet i lartë për ekonominë shqiptare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesën për të bërë kujdes me koncesionet PPP pasi kanë ndikim në nivelin e borxhit publik.

Ekspertët e FMN sugjerojnë gjithashtu që të merren masa edhe për rimbursimet e TVSH-së ndaj bizneseve si dhe me investimet e pa buxhetuara.

Në raport sugjerohet zgjerim i bazës së taksueshme në vend, duke e konsideruar një mënyrë për më shumë të ardhura ndërsa theksojnë se qeveria duhet të ndalë përjashtimet tatimore pasi kjo mund të ndikojë në shtrembërimin e sistemit fiskal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-rriten-taksat-fmn-kerkese-qeverise-problem-ppp-dhe-rimbursimi-i-tvsh-se

Recommended