Vdekja e 27-vjeçarit, familjarët në protestë: Policia na lajmëroi një ditë pasi ndërroi jetë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët e ka Enea Ftojt, 27-vjeçarit që humbi jetën në mënyrë misterizore kanë zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Brendshme.

Vëllai i Eneas është shprehur ne 27-vjeçari ka ndërruar jetë, në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës, një ditë përpara se policia ti lajmëronte.

Erando shprehet për Ora News se ka qenë gjykata që i ka njoftuar për vdekjen e të vëllait, kur ato shkuan për të ndjekur seancën gjyqësore.

Erando Ftoj: "Kemi shkuar në komisariat në orën 20:00 me kunatën. E thirrëm nga muri dhe nuk iu përgjigj. U futëm në komisariat dhe takuam shefin që hyn në dhoma dhe na tha se Enea po flinte. I thamë që i jepte ushiqmet dhe ilaçin kundra drogës, të qetësohej.

Qetësuesin e nuk e merrte rregullisht. Por ai nuk ia dha sepse Enea ishte i vdekur në atë moment. Të nesërmen në orën 8 shkuam me familjarët se kishte gjyqin. Shkuam në komisariatin e Korçës dhe e thirrëm por nuk u përgjigj. Shkuam tek polici dhe e pyetëm se kur e ka gjyqin.

Ai na tha se po e bënin gati dhe do ta nxirrnin tani, na gënjeu. Ai ishte në morg. E morëm vesh në gjykatë, furgoni erdhi bosh. Lajmi na e dha gjykata. Na tha se Enea Ftoj ka ndërruar jetë dhe është në morg."

17-vjeçarri rrëfen se kur ka parë Enean në morg ka konstatuar shenja dhune. Erando shprehet se kërkojnë drejtësi dhe të zbardhet e vërteta e vdekjes së vëllait të tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vdekja-e-27-vjecarit-familjaret-ne-proteste-policia-na-lajmeroi-nje-dite-pasi-nderroi-jete

Recommended