Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tërmetet e ditëve të fundit që u ndjenë në jug të vendit, shkaktuan jo pak panik tek banorët e Vlorës, Himarës, Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave të pyetur nga Ora News thonë se nuk ka vend për alarm.

Sizmiologu, Rrapo Ormeni, shprehet se lëkundjet 5-6 ballë janë normale pasi vendi ynë ndodhet në një zonë me aktivitet sizmik të lartë.
Rrapo Ormeni: Shqipëria këto tërmete i ka normale. Gjatë vitit bien disa tërmete të tilla në zona të ndryshme të vendit, janë tëmete të cilat ndihen fort, janë të frikshëm por në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme. Dëmet e tërmeteve fillojnë me magnituda më të larta, kryesisht tek magnituda 5 ose itensiteti me epiqendër 7.
Tërmeti i 19 majit, është pasuar nga 30 lëkundje, të cilat sipas Ormenit do të pasohen edhe nga të tjera në ditët e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/termetet-ne-jug-do-te-vazhdojne

Category

📺
TV

Recommended