Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Tonelata qershi varen në degët e pemëtoreve në Dibër. Por fermerët nuk po shesin mallin dhe ajo që blihet është me çmim fare të ulët.

Dibra është një nga prodhuesit dhe  furnizuesit  kryesor në vend  me qershi.

Janë rreth 2500 hektarë të mbjella në rang qarku vitet e fundit.

Por edhe me këtë superprodhim nuk ka një qendër grumbullimi dhe përpunimi. Tregtarët e shumicës i marrin qershitë 40 deri 50 lekë për kg. Kurse fermerët tregojnë se vetëm vjelësin duhet ta paguajnë 20 lekë të reja për kilogram.

Fermerët thonë se janë me humbje dhe nëse nuk do të sigurohet një treg apo një grumbullimi, vitin tjetër situata do jetë e njëjtë.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, kësaj herë munguan tregtarët nga vendet e Europës Lindore.

Category

📺
TV
Comments

Recommended