Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një dëgjesë me përfaqësues të minoritetit në Grapsh të Gjirokastër. Një banor i Dropullit akuzoi Ramën se ka denigruar këtë bashki.

"Do kesh kohë të bësh fushatë kundër PS-së" i replikoi Rama, duke e quajtur banorin si përfaqësue të LSI-së.

Gjatë debatit me kryeministrin Rama ai u shpreh se janë hequr dropullitë nga puna.

"Bashkia e Dropullit është denigruar nga PS. Që të pushohen 51 dropullitë në Gjirokastër është e papranueshme" u shpreh banori duke u shprehur i indinjuar dhe për arrestimin e Spiro Kserës

Replikon Rama: "Lidhur me 150 dropullitë që janë larguar nga puna janë të pavërteta ndërkohë që një përfaqësuese tuajën e kemi në qeveri. Këto brockulla lërja kazantit të atyre që nxjerrin përfitimi. Ti je fermer i vogël, ja maksimumi je bërë këshilltar i opozitës.. prandaj lëri e të flasim për gjëra konkkrete. Unë nuk i ndaj kryetarët e bashkive në të tijët apo të tijët, në të Vangjelit, të Spiros. Në bashkinë e Dropullit kemi mbështetur sa mundemi. Dropulli është e vetmja bashki të cilës i kemi dhënë fonde për rikonstruksionin e bashkisë. Më vjen keq që e përmend Spiro Kserën. Problemet e tij me tenderat nuk janë të mijat e të qeverisë, por të atij e kujtdo tjetër që zgjidhen me drejtësi e nuk zgjidhen as me qeverinë dhe as me propagandën mes meje e teje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-debaton-me-dropullitet-spiro-kseren

Category

📺
TV

Recommended