Report TV-'I ftuari në studio' Petrit Vasili/Video-dëshmia e Veliut, furtuna në politikën shqiptare

  • 6 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtroi me ekspertizën e videopërgimit të "dëshmitarit X" kur tha se ajo ishte e rreme. I ftuar në studion e Report Tv, Vasili kërkoi nga organi i akuzës të marrë në hetim kreun e qeverisë për mashtrim dhe shpërdorim detyre, ndërsa qëndrimin e kryeministrit, i cili tha se videopërgjimi ishte mashtrim, e cilësoi marrëzi të Ramës.

Ka një videopërgjim që thotë se vëllai i ministrit merret me trafiqe. Nuk është vetëm ajo audio, kemi ngjarjet e fundit inkriminuese, largimi misterioz i vëllait të ministrit. Kur kanë kaluar 16-vjet, pse ndodhi tani që u denoncua kjo? Kur dolën këto çështje të mëdha, ky audiopërgjim, doli kryeministri dhe e mohoi. S'dihet me ç'a parash iu bë ekspertiza nga kryeministri, nga paratë e ndonjë pikture të shitur.

Prokuroria është në një faj të madh publik, si i ka dhënë përgjimin kryeministrit audiopërgjimin origjinal. Prokuroria ka rënë në një proces të madh publik. Ai nuk mund të rrijë më, prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj tij për shpërdorim detyre. Ne e dimë që Prokuroria është e kapur, por kapja s'mund të arrijë deri në këtë nivel. Atëherë drejtësia në këtë vend ka rënë.

Recommended