Ora News - Nikolla vizitë maturantit që fitoi medaljen e Bronzit për Matematikë në Beograd

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla ka bërë sot një vizitë surprizë në shkollën e mesme ?Petro Nini Luarasi?, në Tiranë, për të uruar nga afër maturantin Lorenc Bushi, i cili ka marrë para pak ditësh medaljen e Bronzit në Olimpiadën e 35-të Ballkanike të Matematikës ?BMO 2018?, të zhvilluar në Beograd, Serbi.

Ministrja Nikolla duke përfituar nga rasti u ka bërë thirrje maturantëve të tjerë të ndjekin studimet e larta për matematikë, për shkenca, për inxhinieri, për teknologji, etj., pasi është një fushë që gjithmonë ka treg pune e po ashtu edhe për të bërë sukses.

Ekipi shqiptar në Olimpiadën e 35-të Ballkanike të Matematikës ka fituar 1 Medalje Bronzi (Lorenc Bushi) dhe 1 Medalje Nderi (Igli Mlloja).

Lorenc Bushi, maturanti nga gjimnazi ?Petro Nini Luarasi? është vlerësuar për të tretën herë radhazi me medalje Bronzi. Medalje Bronzi në Olimpiadën Botërore të Matematikës të zhvilluar në Brazil, në Olimpiadën e 34-t Ballkanike të Matematikës të mbajtur në Ohër të Maqedonisë dhe së fundmi në Olimpiadën e 35-të Ballkanike në Serbi.

Së shpejti, pritet që Lorenci të marrë pjesë në Olimpiadën Botërore të radhës në Matematikë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nikolla-vizite-maturantit-qe-fitoi-medaljen-e-bronzit-matematike-ne-beograd

Recommended