Rrëfimi Albert Veliut, superdëshmitarit X të Partisë Demokratike, protagonist i audio-përgjimit të publikuar katër ditë më parë nga demokratët, mbart plot kontradikta dhe genjeshtra. Rrëfimi i dëshmitarit të famshëm, përpos emrit dhe moshës, pothuajse nuk ka asnjë element të vërtetë, çka mbështet tezën se, historia është një sajim për interesa të caktuara politike.
Dëshmia është e thurur keq dhe me nxitim, ku çdo fjali përgënjeshtron dhe hedh poshtë një fjali tjetër. Nuk e dimë pse gënjen, por historia e tij është ndryshe: Albert Veliu nuk është arrestuar më 2005, por, sipas dosjes italiane të tij tij që ekskluzivisht e ka gjetur Report TV, ai u arrestua në Peskara më 24 mars 2009 nga Policia, në bazë të një urdhërarresti. Nuk u arrestua për trafikimin e 12 kilogramëve kokainë, por për trafikimin e 10 kilogramëve heroinë dhe një pistolete. Heroina u zbulua në vitin 2008 dhe ai u arrestua pas një viti sëbashku me 15 bashkëfajtorë të tjerë. Në atë dosje nuk u përmend asnjëherë emri i Agron Xhafës.
Be the first to comment