Në Akademinë e Sigurisë u mbajt takimi i dytë, i drejtuar nga ekipi i projektit "SANCAS", në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit, me pjesëmarrjen e Zv/ministres së Brendshme, përfaqësuesve nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri.
Në takim u bë prezantimi i raportit të ecurisë së projektit deri tani dhe axhenda e veprimtarive të parashikuara në vijim, deri në Shtator 2018.
Projekti ?SANCAS? është një nga projektet më të rëndësishme që mbështet veprimtarinë e Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus kryesisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Gjej vend për të falënderuar Komisionin Evropian që me financimin e këtij projekti, edhe një herë shpreh mbështetjen për prioritetet që ka Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, por një falënderim nga zemra edhe për implementuesin e projektit, Ministrinë e Brendshme Italiane.
Lufta kundër krimit të organizuar është fokusi dhe prioriteti më i madh, më kryesori i Ministrisë së Brendshme. Mbështetja e projektit ?SANCAS?, mendoj që sigurisht do të japë efektet e veta. Në kuadër të këtij projekti tashmë janë kryer fluturimet e para. Po kështu jam informuar e më vjen mirë ta ndaj dhe me ju që raportet e para të fluturimeve kanë qenë pozitive.
Kështu që unë mendoj se ky rezultat na tregon që jemi në rrugë të mbarë, por sigurisht që në këtë rrugë jemi bashkë. Ne, si Ministri e Brendshme, jemi shumë të angazhuar edhe patjetër mirëpresim që ky projekt të përfundojë me sukses. Pa diskutim që bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, nuk e vë në dyshim ashtu siç ka qenë, do të vazhdojë të jetë në nivele shumë të larta.
Comments