Ora News disponon dokumentin 2018-2020 për SPAK dhe BKH

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një dokument strategjik I prokurorisë së përgjithshme për vitet 2018-2020 përcakton fushat e veprimit të Byrosë Kombëtare të hetimit dhe prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ndonëse ato ende nuk janë formuar. Sipas dokumentit që disponon Ora Nevvs, goditja e krimit ekonomik, pastrimit të parave, terrorizmit dhe kultivimit e trafikimit të kanabisit do të jenë objektiv I këtyre strukturave. Strategjia 2-vjeçare e organit të akuzës shkon edhe më tej me qëllimin që SPAK dhe BKH të identifikojnë rrjetet kriminale që fshihen pas këtyre veprave penale.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e njohur me emrin SPAK, nuk është ngritur ende për shkak të vonesave në zbatimin e reformës në drëjtësi. Por një pjesë e mirë e detyrave dhe funksioneve konkrete që ajo do të realizojë së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, janë përcaktuar në ?strategjinë afatmesme dhe planin e veprimit? të prokurorisë shqiptare për vitet 2018-2020.

Sipas strategjisë, organi i akuzës nuk duhet të përqëndrohet vetëm tek lufta ndaj krimit ekonomik e financiar, pastrimit të parave, terrorizimit, kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, por të zbulojë edhe grupet kriminale që i kryejnë këto vepra. ?Është tejet parësore dhe kërkohen masa të koordinuara veçanërisht përsa i përket identifikimit të rrjeteve kriminale që qëndrojnë pas këtyre veprave?, thuhet në dokumentin e prokurorisë të cilin e disponon Ora News.

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK dhe Njësia e Posaçme Hetimore, e cila emërtohet ?Byroja Kombëtare e Hetimit? do të ushtrojnë kompetencat në mënyrë efikase dhe të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm, thuhet në dokumentin që i ka dhënë përgjigje edhe situatës aktuale kur reforma në drejtësi ende nuk është zbatuar plotësisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-disponon-dokumentin-2018-2020-spak-dhe-bkh

Recommended