Ora News - Dalipi: Lojtarët dhanë maksimumin, Kupat e Evropës arrihen pas dy fitoreve të tjera

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partizani ka lënë pas ecurinë negative, ecuri të cilën e ka "huazuar" tek rivalët e sotëm, Vllaznia që janë shumë pranë rënies nga kategoria. Pas fitores së sotme, trajneri i "demave të kuq" Klevis Dalipi ka theksuar se ky 3-pikësh i nevojitej ekipit.

"Besoj se nuk e nisëm mirë ndeshjen . Vllaznia na kërcënoi me dy tre raste megjithatë pas golit të Asani i dha më shumë skuadrës në mbarëvajtjen e saj. Më pas në pjesën e dytë, pas golit të Prognit u bë më e lehtë për ne. Jam i kënaqur për performancën e lojtarëve, duke dhënë shpirtin në fushë, akoma më tepër duke dhënë gjithçka në fushë erdhi dhe rezultati. Kemi një javë më të qetë kundër Flamurtarit dhe do ta përgatisim më të qetë atë takim që të marrin pikët e plota. E dijmë se është një transfertë e vështirë por besoj se në një fushë asnjanëse do të jetë pak më e lehtë. Do të luajmë që të marrim maksimumin e pikëve, që t'i marrin këto 6 pikë që kemi në dispozicion."-tha Dalipi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dalipi-beson-tek-kupat-e-evropes-ndaj-vllaznise-nuk-fitova-hakmarrje

Recommended