Socialistët nuk janë nxituar për të mbrojtur ministrin Fatmir Xhafaj nga akuzat e opozitës. Pasi kanë dëgjuar materialin audio të publikuar nga PD, Taulant Balla doli dha qëndrimin e tij në emër të maxhorancës për të dyja hipotezat, edhe për rastin kur provat janë të vërteta edhe për atë të mundësisë së mund të jenë të inskenuara.
?Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë këtu kemi të bëjmë menjë provë që e implikon penalisht vëllain e ministrit të Brendshëm dhe moralisht këtë të fundit. Por a është ky material autentik? Një provë apo thjesht një inskenim i radhës në përpjekjen e vazhdueshme të Saliut dhe të Lulit për të baltosur këdo që u del kundër në orvatjen e tyre për të penguar me çdo kusht çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, si edhe për të luftuar me po aq shumë baltë edhe drejtësinë e re, prej së cilës kanë të drejtë të jenë të dy, apo dhe të tjerë bashkë me ta, shumë të tmerruar?!?
Por për të zbardhur të vërtetën socialistët besojnë vetëm dhe ekskluzivisht te prokuroria dhe i kërkojnë opozitës që provat t?i depozitojnë pranë organit te akuzës.
?Kësaj pyetjeje, mund t?i japë përgjigje vetëm Prokuroria dhe askush tjetër prej momentit kur Prokuroria fillon hetimin! Atëherë në zbatim të ligjit disponuesit e këtij materiali hë për hë as të provuar, e as si autentik, sikurse thonë ata, duhet menjëherë të shkojnë dhe ta depozitojnë materialin e pretenduar në Prokurori prej këtij momenti. Po ashtu, Prokuroria nuk duhet t'ja lërë këtë çështje vullnetit të akuzatorëve, por duhet që në mënyrë të menjëhershme të fillojë hetimet kryesisht, sepse jo vetëm ne, por çdo shqiptar i zakonshëm në këtë vend meriton të dijë të vërtetën edhe për këtë pretendim.?
Për socialistët askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe Prokuroria duhet t?i japë përgjigje publikut dhe të ndëshkojë të akuzuarit nëse akuzat vërtetohet ose akuzuesit nëse janë janë regjisorë të kësaj shfaqje thonë ata me zë e pa figurë.
Be the first to comment