Ora News - Vjen me pranga Izet Haxhia, Turqia ekstradon në Rinas ish-truprojën e Sali Berishës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Izet Haxhiaj, i dënuar për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit u ekstradua në Rinas për t?u përballur me drejtësinë shqiptare. Ish-truproja i Sali Berishës u shoqërua drejt ambienteve të 313-s, nën masa të rrepta sigurie dhe brenda 2 ditësh do të mësohet nëse do të rihapet procesi gjyqësor për vrasjen e Hajdarit apo Haxhiaj do të vuajë dënimin prej 25 vitesh burg.

Izet Haxhia kthehet në Tiranë 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria. Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit 1998.

Pak para orës 20.00 të së martës, 2 furgonë të trupës së shoqërimit të Drejtorisë së Burgjeve kaluan murin e sigurisë së aeroportit të Rinasit.

Avioni mbërriti në orën 20.10 dhe agjentët e Interpolit u siguruan për të marrë gjeneralitetet e plota të personit që ishte ekstraduar.

Një fotografi për procedurë në komisariatin e Rinasit shpërndahet nga zyra e shtypit në Policinë e Shtetit, e cila lajmëron për mbërritjen e Haxhisë.

Asnjë familjar i tij nuk ishte i pranishëm në Rinas. Një tjetër furgon i ?Shqiponjave? mbërrin për të shtuar masat e sigurisë.

Në orën 20:37, katër automjetet e eskortës nisen me shpejtësi drejt ambientit të burgut 302 në Tiranë.

Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por vetëm në shkurt të këtij viti drejtësia turke miratoi ekstradimin.

Pak javë më parë u vetëdorëzua në policinë turke. Fati i Izet Haxhisë do të mësohet brenda këtyre 2 ditëve, kur Gjykata e Tiranës do të vendosë për fatin e tij, ndërsa ky mbetet një moment i paqartë procedurial, pasi nuk dihet nëse do të rihapet gjykimi për vrasjen e Hajdarit apo Haxhia do të vuajë dënimin që togat e zeza të Tiranës dhanë në mungesë në vitin 2002, pasi ai ishte larguar në vitin 1999 .

Vetë 52-vjeçari, nga Babina e Tropojës, ka kërkuar një proces të drejtë gjyqësor dhe është shprehur se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/izet-haxhia-mberrin-sonte-ne-rinas-nga-turqia

Recommended