BOOM: Mësueset e Kamzës, i emëron edhe qeveria, edhe Bashkia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emërimi i mësueseve të arsimit parashkollor në Kamëz, bëhet nga dy institucione. Emisioni ?Boom? ka denoncuar rastin e kopshtit ?Kamza e re? ku gjatë vitit 2017, dy mësuese parashkollori janë emëruar një nga zyra arsimore dhe tjetra nga Bashkia Kamëz, kur të drejtën për emërimet e ka vetëm një institucion.

Mësueset e emëruara prej disa muajsh nga Zyra Arsimore dhe Drejtoritë e shkollave përmes portalit ?Mësues për Shqipërinë?, nuk janë paguar nga ana e Bashkisë Kamëz edhe pse kjo e fundit ka për detyrë realizimin e pagesave të mësuesve nga fondi që ministria e Arsimit i ka vënë në dispozicion. I pyetur nga gazetarët e Boom, drejtori i shkollës ?Kamza e re? thotë se emërimi në bashkëpunim me Zyrën Arsimore është bërë konform ligjit, mësuesja disponon një vendim dhe një kontratë të rregullt pune, ndërsa për mësuesen e emëruar nga bashkia Kamëz, nuk disponon asnjë dokument.

Përgjegjësi i burimeve njerëzore në Zyrën Arsimore Kamëz, shpjegon për ?Boom? se deri në miratimin në kuvend të ndryshimeve të propozuara në ligjin 69/2012 për sistemin arsimor parauniveristar, emërimi apo shkarkimi i mësuesve të arsimit parashkollor, është kompetencë e drejtorive të shkollave, sipas përcaktimit të nenit 60 të ligjit për arsimin parauniveristar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-mesueset-e-kamzes-i-emeron-edhe-qeveria-edhe-bashkia

Recommended