Report TV - "Andra n'tren" Dita ndërkombëtare e Jazz-it që na ktheu pas në kohë
  • 6 years ago
Mes tingujve të magjishëm të jazzit, pothuajse 400 të rinj u nisën mëngjesin e sotëm nga Tirana drejt Shkodrës me tren, për të festuar ?International Jazz Day?, apo e thënë ndryshe, Ditën Ndërkombëtare të Jazzit.

?Andrra n?tren? mund ta quajmë ndryshe, me muzikë live nga banda italiane udhëtimi përcjell alegri për të gjithë pjesëmarrësit. ?Andrra n?tren? organizohet për herë të tretë në Shqipëri nga shoqata kulturore Hemingëay. Udhetimi i veçantë drejt Shkodrës do të zgjasë rreth 4 orë.
Ky është eventi i tretë që organizon ?Hemingway Club Tirana?, pikërisht më 30 Prill, që njihet ndryshe Dita Ndërkombëtare e Jazzit. Sipas organizatorëve, kërkesat për bileta këtë vit kanë qenë të shumta.

Udhëtimi është shijuar maksimalisht, edhe ne pitt-stop që është bërë në Lezhë, është përcjellë energjia tek banorët e zonave ku kanë dëfryer së bashku me 400 personat që udhëtojnë në tren. Një tjetër detaj që e bën akoma më të veçantë këtë udhëtim është veshja speciale për këtë ditë speciale. Është ?rikthyer koha pas? veshjet e viteve ?40-?50 plotë ngjyra janë ato që tunden nën ritmet e muzikës Jazz. Pjesë të aktivitetit janë mosha e tretë, të cilët i janë rikthyer nostalgjisë së rinisë.

Të veshur me stilin e viteve 40?-50?, adhuruesit e jazzit udhëtuan pa i ndjerë ato më se 4 orë e gjysmë të udhëtimit me tren nga Tirana, apo më saktë, Stacioni i Kasharit, drejt të magjishmes Shkodër.
Recommended