Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të qëndrojë në krah të qeverisë për të lobuar në vendet skeptike pro mbështetjes së rekomandimit për hapjen e negociatave. Zëvendës kryetari Luan Rama tha se dialogu politik është kriter për anëtarësim, ndërsa e cilësoi si të pakuptimtë që kryeministri, kryetari i parlamentit apo zyrtarë të tjerë të qeverisë, nuk marrin përfaqësues të opozitës gjatë takimeve lobuese për hapjen e negociatave.

Luan Rama e cilësoi dhe një herë mashtrim dhe tentativë për të tërhequr vëmendjen nga problemet që ka vendi, shkrimin e revistes amerike Mother Jones, për kontrat e lobimit të LSI.

"Të mos humbasim kohë me sajesa" u shpreh Luan Rama gjatë një bashkëbisedimi mesditën e sotme me gazetarët.

Bëhet fjalë për janarin e vitit 2017, ku McKeon Group nënshkroi një kontratë prej 15 mijë dollarësh me LSI. Sipas Mother Jones, qëllimi kryesor i kontratës ishte takimi me Presidentin Trump.

Kontrata nuk ishte nënshkruar nga zyrtarët e LSI, por nga një avokat i quajtur Iraklis Fidetzis. Lobimi i LSI ka ndodhur para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.


Gjatë bashkëbisedimit Luan Rama akuzoi qeverinë se nuk ka seriozitet në luftën ndaj kultivimit të trafikimit të lënëdve narkotike, dhe kjo tha ai faktohet nga mos ngritja e komitetit kombëtarë për luften ndaj këtij fenomeni, që sipas tij kërkohet nga ligji dhe duhej të ishte ngritur prej shume kohësh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-flet-artikullin-e-mother-jones-i-quan-sajesa

Category

📺
TV
Comments

Recommended