Report TV - Erzeni shpallet kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj pas 19 vjetësh!

  • 6 years ago
Erzeni është shpallur kampion në volejboll për meshkuj.

Ekipi i Shijakut mundi 3 me 1 me sete Partizanin pas një ndeshjeje të fortë, plot emocion dhe spektakël loje.

Erzeni fitoi 3 nga 4 ndeshjet e play off.

Për herë të fundit Erzeni ishte shpallur kampion në vitin 1999.

Kronologjia e ndeshjes

Seti pare nisi me epërsi nga Partizani duke udhehequr 7 me 2. Erzeni del nga humbja e pikëve, nuk e lejon Partizanin të avancojë dhe barazon me pike 11 me 11 pas sulmeve.

Perpiqet partizani duke udhehequr 14 me 12.

Avantazhi i Partazinanit detyron trajnerin e Trzenit te marre pushimin dyte. Dy pike nga Marjan Urdov ngushtojne rezultatin. Disa sherbime te humbura nga Erzeni kthehen ne pike per Partizanin. Erzeni ben disa gabime radhazi duke ia bere me te lehte fitoren e setit Partizanit 25 me 18.

Seti dyte nis me qe ne fillim me disa pike te shenuara radhazi nga Erzeni qe udheheq 5 me 2. Partizani nuk dorezohet ngulmon te ngushtoje diferencen e pikëve por shijakasit nuk dorezohen duke u treguar te kujdeshem ne mbrojtje dhe e cojne setin ne 10 me 4.

Por Partizani nuk fle gjume. Disa gabime te Erzenit ne shërbime i dhurojne pike të kuqve dhe vene ne veshtiresi te besuarit e Sakos.

Barazon Partizani 14 me 14.

Category

📺
TV

Recommended