Alibeaj: Deputetët e opozitës nuk pajisen me çertifikata sigurie prej më shumë se 1 muaji

  • 6 years ago
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryeministrin Rama se me urdhër të tij është bllokuar puna e anëtarëve të komisionit hetimor për çështjen ?Tahiri?. Në një dalje për mediat nga selia blu, anëtar i këtij komisioni tha se deputetët e opozitës nuk pajisen me çertifikata sigurie.

Ai tha se Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me urdhër të kryeministrit është kthyer në një institucion kamikaz politik duke penguar punën e Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri. Ky institucion, tha Alibeaj, ka pajisur brenda ditës me certifikatë sigurie Saimir Tahirin dhe ish-drejtuesit e lartë të policisë që sot janë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa për më shumë se një muaj refuzon të pajisë deputetët e opozitës.

Recommended