Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Pas dy vjetëve mungese, qeveria ka miratuar listën e re të barnave të rimbursueshme. Kësaj liste i janë shtuar 36 medikamente, që trajtojnë diagnoza të ndryshme, ndër të tjera leuceminë apo kancerin.

Ogerta Manastirliu: "Kemi 36 barna të reja për sëmundjet kronike, për herë të parë futet Herceptina, që i jep zgjidhje trajtimit total për gratë me kancer gjiri".

Po ashtu për herë të parë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme janë edhe medikamente për trajtimin e demecias dhe alzhamerit, sëmundje që nuk kanë qënë të përfshira më herët në liste për trajtim. Nga kjo listë barnash përfitojnë rreth 500 pacientë në vit.

Category

📺
TV
Comments

Recommended