https://www.tvklan.al ?Doktor Plastik?, një reality show nga Elda Laze. Prezantuese Kiara Tito. Me pjesëmarrjen e kirurgëve profesionistë të Klinikës ?Da Vinci? Zhaneta Cuka, një pensioniste i është drejtuar produksionit të ?Doktor Plastik? dhe klinikës ?Da Vinci? për dy ndërhyrje; lifting fytyre dhe blefaroplastikë.
Zhaneta Cuka ka lindur në Korçë, por martesa me një shkodran ia ndryshoi krejtësisht rrjedhën e jetës. Në një moshë shumë të re asaj iu desh të përballej me vdekjen e bashkëshortit, gjë e cila bëri që ajo të kalonte pothuajse gjysmën e jetës e vetme. Megjithatë asgjë nuk mundi të përkulë karakterin e fortë të Zhanetës.
Me guxim Zhaneta vendosi që në moshën 64-vjeçare të bëjë operacion plastik që do t?i ndryshojë komplet pamjen duke e bërë që të duket akoma më e re. Ajo ishte pjesë e realit showt ?Doktor Plastik?, transmetuar këtë të shtunë në Tv Klan.
Për këtë ndërhyrje nuk u kishte thënë fëmijëve. ?Dua t?ua bëj surprizë. Sepse edhe ata kanë ato mentalitetet e tyre. Kurse unë kam prerë biletën, kur të shkoj (jashtë shteti tek ata) do të shikojnë ndryshimet.?
Be the first to comment