Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Ndryshe nga se e akuzojnë kundërshtarët e tij në parti, Lulzim Basha mendon se me ndryshimet e statutit të miratuara nga Këshilli Kombëtar fiton demokracia e brendshme.

?Unë dua të vlerësoj maksimalisht përpjekjet e forumeve të Partisë, të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, të cilat shpresoj se do të gjejnë shprehje edhe në punimet e Kuvendit Kombëtar, për të mishëruar në statutin e ri, parimet e një partie që synon garë të ndershme, të hapur, transparente në të gjitha nivelet për këdo, që nga kryetari i Partisë deri tek anëtari më i thjeshtë. Në këtë kuadër dua të përsëris ftesën time si kryetar i Partisë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, çdo qytetar, që të jetë pjesë e këtij projekti transformues për Partinë Demokratike sot dhe parimet e të cilit do të transformojnë nesër Shqipërinë. Kufizimi i pushtetit, çlirimi i politikës nga konflikti i interesit, vendosmëria për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët?.

Basha komenton dhe raportin vjetor të Departamentin Amerikan, si pasqyrën më të mirë të realitetit të trishtë që është konfirmojë shqetësimin publik të opozitës.

?Nuk besoj se ka nevojë për shumë komente, konfirmojnë shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita, por edhe faktorë të tjerë, qeveri të tjera europiane kanë ngritur mbi gjendjen ku ndodhet vendi sot?.

Kryedemokrati doli në konference për shtyp për të akuzuar Kryeministrit Rama se po bën një fushatë të piset ndaj Kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum. Sipas Bashës, deputeti gjerman është mbështetësi më i madh i integrimit të Shqipërisë por kritikon mungesën e shtetit ligjore dhe demokracisë në vendin tonë.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended