Ahmetaj: Gjetjet e progres-raportit konfirmojnë konsolidimin fiskal, opozita nuk i lexon drejt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raport Progresi i Komisionit Europian sipas keut të Financave konfirmon edhe njëherë se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive.Gjatë një deklarate për mediat, Ahmetaj u shpreh ndër të tjera se sfidë mbetet ulja e varfërisë dhe rritja e investimeve. Kreu i Financave dhe Ekonomisë hodhi poshtë të gjitha akuzat e opozitës për borxhin dhe për uljen e eksporteve.

Ekonomia shqiptare ka bërë hapa pozitivë por njëkohësisht ka një sërë sfidash e detyrash në të ardhmen.

Duke bërë një përmbledhje të progres-raportit të Komisionit Europian për ekonominë, Ministri i Ekonomisë dhe Finanacave, Arben Ahmetaj, theksoi se jemi larg skenarit grek

Ahmetaj: Bolorinë politike që thonë u varfëruan shqiptarët, sigurisht që shqiptarët janë larg asaj që meritojnë që jenë, por janë larg skenarit grek të 2013-ës

Sfida kryesore për kreun e Financave mbetet shtimi i investimeve të huaja si dhe vijimi i punës për uljen e varfërisë

Ahmetaj: Rekomandohet vazhdimi i konsolidimit fiskal; Reduktimi i mëtejshëm i kredive me probleme; Formalizimi i mëtejshëm i ekonomisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ahmetaj-gjetjet-e-progres-raportit-konfirmojne-konsolidimin-fiskal-opozita-nuk-i-lexon-drejt

Recommended