Report TV - Tatimet: Ja çfarë duhet të ketë kujdes biznesi i vogël pas hyrjes në TVSH

  • 6 years ago
Duke filluar nga data 1 prill 2018 kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Administrata Tatimore ka regjistruar automatikisht në skemën e TVSH-së ato biznese, që plotësojnë kushtet për t?u përfshirë në të.

Për të mos patur probleme, që nisin me gjoba dhe përfundojnë në mbyllje të aktivitetit, këto biznese duhet të kenë parasysh masat që duhet të marrin për vijimin normal të punës. Ja çfarë duhet të bëjnë ato.

Kasa fiskale

Së pari, duhet të ndryshojnë shkallën tatimore në pajisjen e tyre fiskale, duke vendosur masën 20%, apo shkallët e reduktuara sipas fushës së veprimtarisë.

Mallrat

Për mallrat gjendje, që disponohen për t?u shitur, në vijim do të llogaritet TVSH-ja në shitje. Inventari i mallrave gjendje më datë 31.03.2018 duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale tatimore në të cilën subjekti është regjistruar, si dhe do të ngarkohet në e-Filing, tek rubrika ?Çështjet e mia?, brenda datës 30 Prill 2018.

Dokumentat

Nga ana tjetër, bizneset duhet të marrin masat që të pajisen me blloqe të faturave tatimore, që mund të tërhiqen pranë drejtorisë rajonale tatimore ku janë regjistruar. Faturat tatimore duhet të përdoren në të gjitha rastet kur do të kryhen transaksione me vlerë mbi 40.000 lekë, ose edhe nën këtë vlerë kur e kërkon blerësi. Për çdo blerje malli apo shërbimi duhet të zotërohet fatura përkatëse tatimore e blerjes. Vetëm kështu mund të zbritet TVSH-ja e blerjeve nga TVSH-ja e shitjeve. Gjithashtu, duhet të justifikohet çdo mall gjendje me faturën përkatëse të blerjes. Faturat me dhe pa TVSH duhet të regjistrohen tek Libri i Blerjes, tek kolonat përkatëse. Është me detyrim ligjor që të regjistrohet në mënyrë kronologjike në librat e shitjes çdo faturë tatimore shitjeje e lëshuar, si dhe qarkullimi ditor i memorizuar i pajisjes fiskale në një shifër të vetme.

Recommended