Gianluca Zambrotta për Report Tv: Penalltia e Real Madrid ishte
  • 6 years ago
Emocionet e Champions League janë ndjerë edhe në Shqipëri. Ish-futbollisti italian, Gianluca Zambrotta, i ftuar nga Heinekein, sponsor gjeneral i Ligës së Kampioneve ka treguar eksperiencën e tij, por njëkohësisht edhe vlerësuar Shqipërinë.

Është hera e dytë që Zamrotta vjen në Shqipëri, pasi për herë të parë ka ardhur me skuadrën e Milanit, gjatë një miqësore me ekipin e Tiranës. Në një prononcim ekskluziv për Report Tv, Zambrota, dikur lojtar i Juventusit, ka treguar edhe episodin e penalltisë shumë të diskutuar të Real Madrid në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Champions League. Sipas tij, ishte penallti?

Nëntëdhjetë përqind ishte penallti, por gjithsesi është arbitri ai që vendos. Sipas meje ishte penallti dhe duhej të jepej, pavarësisht se çfarë minute ishte.

Gianluca Zambrotta
Gianluca Zambrotta ka dhënë edhe mendimin e tij se cila skuadër e fiton këtë vit Champions League.

Shpresoj që Roma në këtë pikë të kompeticionit, edhe për faktin se është një skuadër italiane.


Gianluca Zambrotta
Recommended