Dy ditë pas vrasjes për motive gjakmarrje të 28-vjeçarit Mario Majollari, Policia e Tiranës ka mundur të ndërtojë intinerarin e largimit të autorit të dyshuar të vrasjes. Burime nga grupi hetimor i policisë së kryeqytetit thanë se kërkimet e tyre kanë mundur të zbulojnë drejtimin e atentatorit pas krimit. Nga dëshmitë e marra autori pas krimit dyshohet se është larguar përmes rrugicave të errëta të zonës. Më pas ai ka mundur të kalojë në një bllok pallatesh jo shumë larg vendit të ngajrjes dhe më pas në këmbë ka mbërritur në rrugën ?Myslym Keta?, në Tufinë.
Në këtë rrugë banon Kastriot Gjuzi, i cili është autori i dyshuar i vrasjes së Majollarit. Ky intinerar i ndjekur, por edhe fakti se policia nuk gjeti në banesë, Kastriot Gjuzin, i njohur edhe me emrin Petrit Gjuzi, ka bërë që policia të ngrejë dyshime të forta mbi këtë të fundit si autor të vrasjes. Për të dokumentuar këtë intinerar të lëvizjes hetuesit e zyrës së vrasjeve në Policinë e Tiranës, kanë përpjekur të gjejnë kamera në këto segemente rrugësh, me qëllim për të lidhur lëvizjet e të dyshuarit me vrajsen. Ndërkaq mediat suedeze, kanë reaguar pas vrasjes së Majollarit, të cilit gjykata e emigracionit në Goteborg, i kishte refuzuar azilin në këtë vend. SVt Hyneter, shkruan se shqiptari u dëbua pavarësisht nga kërcënimi ndaj tij për ta vrarë. Majollari kishte aplikuar për azil në Suedi në maj të vitit 2014, por në muajin Dhjetor të vitit 2016, atij i ishte refuzuar. Më pas Gjykata e emigracionit në Goteborg i kishte dhënë përgjigje negative.
Përgjëgjësi i Majollarit, për azilin Anders Hedqvist tha se Mario gjithmonë i thohte se nëse e kapnin do ta vrisnin. Hedqvist thotë se kishte kontaktuar herë pas here me Marion në Facebook, ndërsa më vonë kishte marrë vesh për vrasjen e tij. Gjykata e Migracionit në Göteborg vendosi të refuzojë kërkesën 28-vjeçarit, sepse nuk konsiderohej të kishte dëshmi të besueshme se kishte një kërcënim konkret të gjakderdhjes. Gjykata iu referua informacionit aktual të vendit rreth Shqipërisë dhe arriti në përfundimin se gjyqësori. Irene Sokolov, Përgjegjëse e Komunikimit në Bordin e Migracionit tha se për rastin duhet të përgjigjet Gjykata e Emigrancionit në Goteborg. Avokati Maravgi Staifo përfaqësonte 28-vjeçarin në procesin e azilit, tha se ndihej i pikëlluar për këtë ngjarje jashtë zakonisht tragjike.b
Be the first to comment