Report TV - Sulm në Gjermani, makina futet mes turmës, 3 të vdekur, 30 të plagosur
  • 6 years ago
Një makinë e paidentifikuar ka hyrë në mes të turmës me njerëz në Munster, Gjermani duke shkaktuar një tragjedi. 3 të vdekur dhe 30 të plagosur është bilanci sipas një informacioni paraprak.

Nga informacionet paraprake autori i sulmit ka vrarë veten. Sipas mediave lokale autori i sulmit ka qënë me probleme mendore. Forca të shumta policie kanë blinduar zonën në qytetin gjerman.
Sulmi ka ndodhur në qendër të qytetit Munster.
Një dëshmitar okular i tha se ai e pa makinën që po hynte me shpejtësi në zonën e një restoranti, kështu që ai ishte i sigurt se ishte një sulm i qëllimshëm.
Ulrike Demmer, zëdhënësi i qeverisë federale, tha se qeveria gjermane është afër me familjet e viktimave të sulmit. Në dhjetor të vitit 2016, një kamion u fut mes turmës në një treg, në prag të Krishtlindjes në kryeqytetin gjerman, Berlin, duke vrarë 12 vetë.
Recommended