Ora News - Partia Socialiste më pro LGBTI, PD më konservatore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një studim të realizuar për herë të parë në Shqipëri për pjesmarrjen e komunitetit LGBTI në politikë, tregon se nga 73 persona që kanë pranuar orientimin e tyre seksual, 10% e tyre janë pjesë e partive. Më pro të drejtave të tyre është vlerësuar Partia Socialiste, Partia Demokratike është parë disi me konservatore. Ndërsa PR dhe PDIU kanë më pak mbështetje ndaj këtij komunitetit.

Kur flitet për pjesëmarrjen e komunitetit LGBTI në politikë, ka dy qëndrime.

I pari, përfaqësuesit e partive politike që i janë përgjigjur një ankete studimore thonë se nuk njohin asnjë anëtar të deklaruar si LGBTI në forumet drejtuese, në ato rinore dhe këshillat bashkiakë.

I dyti, personat që kanë deklaruar orientimin e tyre seksual(ende i vogël numri, vetëm 73 nga rreth 400 të pyetur), 10% janë shprehur se janë anëtarë të partive PS, PD dhe LSI.

Çeka: Sipas përfaqësuesve politikë ata nuk njohin asnjë përfaqësues të vetëm që është LGBT, që është anëtar partie, pjesë e forumeve të partive, këshillave bashkiakë apo deputetë. Nga të gjithë intervistuesit, ata deklarojnë se asnjë person të vetëm nuk njohin brenda subjekteve të tyre. Sigurisht që mendojnë se potencialisht duhet të ketë. 10% e të pyeturve janë anëtarë të partive politike dhe pothuajse me peshë të barabartë PS dhe PD dhe diçka më ulët LSI.

Studiuesi Blendi Çeka thotë se gjetjet e anketës tregojnë se 5% e antarëve të komunitetit LGBTI kanë deklaruar se aderojnë në Partinë Socialiste, të cilën e shohin me të përfshirë me programet e saj pro të drejtave të komunitetit.

Më pas vjen PD, që konsiderohet me konservatore, dhe në renditje vjen LSI. Në zgjedhjet e 2017, LIBRA u pa gjithashtu liberale nga ky komunitet përsa i takon respektimit të të drejtave të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/partia-socialiste-me-pro-lgbti-pd-me-konservatore

Recommended