Arrestohet e veja e Mirit të Xhikës, Manjola Prifti e kërkuar në Itali për trafik droge

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 43-vjeçare e kërkuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge është arrestuar në tiranë me qëllim ekstradimi në Itali.

Burime zyrtare të policisë njoftuan se Manjola Prifti, 43 vjeçe, ra në pranga pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga interpoli italian.

Sipas policisë, autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar Manjola Priftin me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.

E arrestuara është ish-bashkëshortja e biznesmenit fatmir rama, I njohur ndryshe edhe si ?Miri i Xhikes?, i cili u vra në zonën e Lundrës në tiranë më 29 mars të vitit 2003.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestohet-43-vjecarja-e-akuzuar-trafik-droge-ne-itali

Recommended