Mosbindje civile dhe refuzim për të paguar tarifën e Rrugës së Kombit dhe taksat e rritura nga qeveria. Ky ishte vendimi unanim që u mor në mbledhjen e përbashkët të dy grupeve parlamentare, PD e LSI ku ishin të pranishëm dhe kryetarët e degëve të dy forcave politike. Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, një ndër mbështetësit më të fortë të mosbindjes civile, tha vendimi i opozitës është një rrugë nga ku nuk duhet të ketë kthim pas deri në rrëzimin e qeverisë. Sali Berisha: Ditë për ditë ku të na teket, ku të vendosim, ku të duam, t?i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që do të drejtojë mosbindjen civile gjer në përmbysjen e tij. Mirënjohje të thellë lumianëve që bënë një shkundje , një tërmet në vetëdijen tonë për t?u ngritur gjer në ditën e fitores". Pas mbledhjes, Lulzim Basha u tha qytetarëve të martën se opozita do të jetë e pranishme në sallën e gjyqit, ku pritet edhe vendimi i togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë ndaj 23 të arrestuarve. Ai konfirmoi se rruga e vetme në këtë situatë është mbështetja ndaj qytetarëve, të cilëve u kërkoi të refuzojnë pagesën për Rrugën e Kombit dhe taksat e tjera të rritura nga qeveria. Lulzim Basha: Hapësira e vetme për t?i qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare. Me refuzimin jo vetëm të takës së Rrugës së Kombit, por çdo taksë tjetër që ka rritur Rama dhe me të gjitha hapat format, dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike. Ne këtë nuk do ta pranojmë. Më herët nga Shkodra ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 2 Prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi Kryeministrin Rama se që nisi në Kukës është vetëm fillimi.