Të lirohen protestuesit! Qytetarët para policisë procedohen penalisht për tubim të paligjshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarë nga Kukësi, u mblodhën sërish në protestë të hënën para Drejtorisë së Policisë Tiranë për të kërkuar lirimin e të afërmve të tyre. Arrestimet i cilësojnë të padrejta ndërsa theksojnë se nuk do të largohen nga Tirana deri në lirimin e të ndaluarve. Policia e Tiranes ka njoftuar nisjen e procedimit penal ndaj tyre per tubim te paligjshem,

Rreth orës 11:00, grupi hetimor është futur në Drejtorinë e Policisë për marrjen në pyetje të 13 të arrestuarve. Nesër ata do të transportohen drejt Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatën e këtij qyteti.

Krah protestueve sot para policisë ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike. Edmond Spaho thotë se mbështetja që ka ofruar PD ndaj tyre nuk e politizon kauzën. Ndaj ai ftoi edhe kolegët e mazhorancës t'u bashkohen.
Ndërkohë në Kukës 6 këshilltarë kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme nisjen e procedimit penal për prokurorët e Kukësit. Sipas tyre urdhrat e dhënë për ndalimin e protestuesve dhe pranimi i ndalimeve si të ligjshme janë bërë në shkelje.

"Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim të urdhërave të ndalimit është bërë me qëllim kriminal, frikësimin e banorëve të qarkut të Kukësit dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit të lirisë së shprehjes".

Padia është firmosur nga 2 këshilltarë të PD, një i pavarur, një i Bashkimit Kombëtar një i Ballit Kombëtar dhe një i PLDSH. Në Tiranë ndodhen 23 protestues të ndaluar, 12 prej tyre në Drejtorinë e Policisë, 3 të tjerë në komisariatin nr 1, 4 të ndaluar në komisariatin numër dy dhe 4 të tjerë në komisariatin nr 3.

09: 55 Qeveria shkeli paktin me protestuesit e Kukësit

Deputeti Edmond Spaho akuzoi qeverinë se shkelli në mirëbesim marrëveshjen me organizatorët e protestës.

Spaho: Qytetarët vazhdojnë dhe insistojnë që ata të lirohen, këtu nuk bëhet fjalë për rregulla dhe ligje. Ka pasur një akord mes qeverisë dhe protestuesve që të pezullohej protesta në Rrugën e Kombit dhe të mos arrestoheshin njerëz, të hyhej në dialog me autoritetet vendore për të gjetur një zgjhdhje. Qeveria e theu këtë marrëveshje në mirëbesim mes palëve dhe gjatë natës arrestoi 23 persona përmes veprimeve të dhunshme, me forcat speciale dhe maska a thua se po kapte kriminelë, të mëdhenj. Derisa të lirohen, qytetarët do të jenë ose këtu në Tiranë ose në Kukës. Do thirret edhe solidaritet nga rrethe të tjera.Nuk është në natyrën tonë të përdorim akte të dhunshme. Protesta është e qetë. I kërkoj policisë të trajtojë me dinjitet qytetarët.

Spaho ftoi erdhe kolegët e mazhorancës të mbështesin protestën e banorëve të Kukësit për lirimin e të arrestuarve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/edhe-sot-para-policise-kerkohet-lirimi-i-te-arrestuarve-protesten-ne-rrugen-e-kombit

Recommended