Librat për fëmijë, çelet ekspozita e parë me ilustrime, nga vitet '70 deri në ditët tona

  • 6 years ago
Ilustrime 40-50 vjeçare në librat dhe revistat për fëmijë, të punuara nga artist si Safo Marko, Agim Fara, që gjithë jetën ja kushtuan letërsisë për të vegjëlit janë nxjerrë për herë të parë në një ekspozitë të veçantë retrospektive pranë Muzeut Kombëtar.

Ilustruesi dhe njëkohësisht koleksionisti i disa revistave dhe botimeve për fëmijë, Ilir Zaloshnja, shprehet se në atë kohë, letërsia për fëmijë ishte e vemtja portë ku shkrimtarët dhe piktorët e rinj mund të troksinin për t?u takuar me publikun. Për këtë arsye, artistët punonin me shumë përkushtim dhe cilësi.

Ilir Zaloshnja: ?Ishte shumë e vështirë që ata të debutonin nëpër ekspozita të mirëfillta kombëtare. Atëherë gjenin një mundësi për të debutuar nëpërmjet revistave dhe botimeve të letërsisë për fëmijë. Kjo duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë ata ilustrator dhe botues për të tërhequr më të mirën e mundshme, që të përfaqësohemi denjësisht edhe ne shqiptarët në botimet tona të letërsisë për fëmijë?

Zaloshnja thotë se sot pjesa e ilustrimeve është anashkaluar dhe shpesh në librat për fëmijë sheh piktura që nuk i përkasin traditës shqiptare.

Ilir Zaloshnja: ?Sot janë krijuar shumë mundësi për shkrimtar dhe për piktor që të debutojnë si të duan dhe kjo është arsyeja që ata e kanë anashkaluar këtë hallkë të ilustrimit për fëmijë dhe me gjerë dhe shpeshherë nëpër abetare apo diku tjetër shohim ilustrime të cilat nuk kanë të bëjnë me atë çka është shqiptare?

Për drejuesin i Shtëpisë Botuese Dituria, Petrit Ymeri, ekspozita është një ftesë për bashkëpunim mes piktorëve, shkrimtarëve dhe botuesve.

Petrit Ymeri: ?Qëllimisht janë sjellë shumë ilustrime të viteve ?70 dhe janë shumë të bukura, interesante, por njëkohësisht ato sjellin edhe frymën e kohës. Libri për fëmijë e ka të domosdoshëm ilustrimin, i jep gjallëri, bukuri. Kjo ekspozitë është një ftesë për bashkëpunim për piktorët, mësuesit dhe pedagogët?

Ekspozita e ilustrimeve për fëmijë do të qëndrojë e hapur deri në datën 8 prill. Në të do të marrin pjesë nxënësit e shkollave artistike, për tu njohur me traditën e ilustrimeve në librat për fëmijë.

Recommended