Ora News - Përleshje te Rruga e Kombit, shkatërrohen sportelet e pagesës së tarifës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta kundër pagesës së lëvizjes në Rrugën e Kombit, që ishte paralajmëruar se do të ishte paqësore përfundoi në një shfaqje dhune.

Cfare ndodhi?
Prej orës 10:40 qindra protestues u mblodhën tek Rruga e Kombit për të kërkuar heqjen e tarifës së kalimit. Ata e quajnë të padrejtë tarifen përballë një komuniteti tepër të varfër siç është Kukësi dhe një taksë të dyfishtë.

Situata u tensionua që në nisje, kur protestues kryesisht nga tre bashkitë e qarkut Kukës, por edhe të ardhur nga Kosova e qytete të tjera sulmuan me gurë policinë, me pretendimin se i kishin provokuar uniformat blu.

Fillimisht protestuesit u përplasën me policinë e cila u përpoq të mbronte sportelet. Me skafandra në duar dhe me shkopinj gome ata u perpoqën t'i ndalonin për ti afruar tek trau. Pati përplasje me protestuesit të cilët qëllonin me gurë. Por më pas policia u zbraps dhe protestuesit i vunë flakën kabinave dhe disa objekteve qe ishin pjesë e struktures metalike ku makinat ndalojnë për të bërë pagesën e tarifës së kalimit.

Nga përplasja ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj deklaroi se janë 12 efektivë të FNSh të plagosur mes tyre dhe drejtori i policisë së Kukësit, Perlat Vatoci.

Protesta u mbyll rreth orës 14: 30 kur protestuesit nisën të largohen dhe u lejuan makinat të vijonin lëvizjen.

Ndërkohë pati reagime nga zyrtarët më të lartë të shtetit. Presidenti Meta bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe evitim të dhunës. Rama tha se dhunuesit e frymëzuesit e protestës tek Rruga e Kombit do marrin përgjigjen e merituar para ligjit.

Kryetari i PD-se, Basha i bëri thirrje Ramës të pezullojë menjëherë tarifën ndërsa kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi e quajti shenje e fillimit të rënies së qeverisë Rama.

Gurët e protestuesve rrezikuan edhe gazetarët që po raportonin mbi ngjarjen. Ora News përcolli LIVE të gjithë protestën me gazetaren Nertila Dosti dhe operatorin Ermal Noka
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-ne-1100-protesta-kunder-tarifes-se-kalimit-ne-rrugen-e-kombit

Recommended