Malko: Të mblidhet Këshilli përpara Kuvendit Kombëtar

  • 6 years ago
Lulzim Bashës i kërkohet që të respektojë statutin dhe të thërrasë përpara kuvendit, Këshillin Kombëtar. Një prej anëtarëve të kryesisë, njëherazi edhe pjesë e grupit të punës për propozimet statutore, Gent Malko ngre shqetësimin se për këtë çështje ende nuk ka një vendimmarrje.

?N.q.s. do t?i referohemi statutit dhe traditës se PD nuk mund të shkojë në mbledhjen e kuvendit kombëtar pa bërë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, sepse Këshilli Kombëtar është organi vendimmarrës mes dy kuvendeve, i cili do përcaktojë linjat që do diskutohen në kuvend. Kjo është një çështje që nuk është vendosur, ju garantoj pavarësisht zërave që fliten.?

Bashkimi dhe ringritja e Partisë Demokratike sipas Malkos mund të vijë vetëm përmes një procesi zgjedhor në respekt të statutit dhe jo të zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të PD-së nga Kuvendi i vjetër Kombëtar.

?Në platformën që i bën oponence linjës zyrtare të PD është përcaktuar shumë qartë. ?.bërja e një procesi zgjedhor në degë, duke filluar nga poshtë lart siç është në traditën dhe detyrimin statutor me përfshirjen e të gjithë flukseve të PD brenda grupeve të punës që ta bëjnë të besueshëm këtë proces. Kemi ngelur tek kjo pikë. Nëse kuvendi i prillit do jetë që mbyll jo vetëm ndryshimet statusore, por edhe zgjedhjet e organeve drejtuese, pa diskutim kjo pikë ka rënë. Dhe çdo diskutim tjetër që eja gjejmë një mjet apo mekanizëm gjithëpërfshirës për të tërë, i vë kapakun, e mbyll.?

Themra e Akilit nëse Partia Demokratike kërkon të ringrihet thotë Malko është gara e ndershme dhe konkurrenca e besueshme.

?Nuk mund të ketë një marrëveshje të mirë për një rrugë të drejtë të ngritur me një shkelje apo padrejtësi që në hapin e parë. Na ka ardhur humbja sepse modeli i dhënë, sepse rruga e ndjekur ka qenë totalisht e pabesueshme, e shtrembër. Themeli duhet ndërtuar mbi bazë të shëndoshë, bazë e shëndoshë respektim i statutit konkurrencë e besueshme.?

Malko flet me shqetësim edhe sa I takon propozimeve që grupi i punës duhet të mblidhte. Sipas tij mbledhjet kanë qenë individuale dhe se deri më tani nuk është punuar as mbi dy nga platformat të cilat prej muajsh ndodhen në Partinë Demokratike, ajo për ringritjen e kësaj force politike si dhe draft statuti i dy prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Recommended