Ora News - Elbasan, pritje madhështore për Kampionin e Evropës, Briken Calja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qindra qytetarë në Cërrik kanë dalë në rrugë e sheshe për të pritur Kampionin e Evropës, Briken Calja.

Peshëngritësi nga Elbasani, që fitoi 3 medalje ari në Europianin e Peshëngritjes në Rumani, u nderua nga kryetari i Bashkisë, Altin Toska me çertifikatën ?Nderi i qytetit?.

Calja u shpreh se ky është një moment histori për të. Peshëngritësi nënvizoi se është i sigurtë se është i pastër dhe do dalë negativ në testet e dopingut.

Briken Calja: "Është një moment historik për mua. Realizova ëndërrën time. E gjithë kjo falë këmbënguljes dhe vullnetit si dhe stërvitjes. Sa i përket dopingut jam i sigurtë pasi kam bërë dy teste para takimit. Jam i sigurtë në pastërtinë time. Federata ka qenë indiferente. Ata nuk më pritën. Të vetmit që më pritën ishin sportëdashësit. Ishin njerëzit e thjeshtë. As qeveritarët nuk u kujtuan. Do vazhdoj të marr medalje e të nderoj Shqipërinë."

28-vjeçari u prit në mënyrë madhështore nga familjarët, shoqëria si edhe qytetarët e Cërrikut.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/elbasan-pritje-madheshtore-kampionin-e-evropes-briken-calja

Recommended