Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Watch fullscreen

Rudina - Agim dhe Xhemile Vatovci: Një histori dashurie përtej paragjykimeve! (30 mars 2018)

RTV KLAN
RTV KLAN
last year|14 views
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ata janë një çift që e duan dhe e kanë pranuar njëri-tjetrin, pavarësisht kufizimeve. Agim dhe Xhemile Vatovci, prej 26 vitesh janë të martuar dhe kanë krijuar familje, duke marrë parasysh rrezikun që fëmijët e tyre mund të prekeshin nga nanizmi.

Agim Vatovci është 62 vjeç, punon si kryetar i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta, në Kosovë dhe është prekur nga nanizmi. Por, kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë krejtësisht normale dhe të jetë i suksesshëm. Çifti ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan, ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.

?Ne jemi njohur me shkuesi. Ka qenë moment shumë i vështirë kur e kam takuar për herë të parë. Por me fjalët e tij më ka bërë për vete. Ato fjalë më kanë prekur në zemër dhe e kam pranuar si bashkëshort. Në atë moment kemi vendosur të jemi bashkë. Ne kemi dy fëmijë, i madhi është 18 vjeç dhe i vogli 14-të. Që kur kemi vendosur të krijojmë familje bashkë kemi marrë parasysh se fëmijët tanë mund të preken nga nanizmi pasi është i trashëguar?, tha Xhemile Vatovci.
Paragjykimet, habia, kureshtja apo përbuzja janë pasqyra e asaj çfarë shohin njerëzit që vuajnë nga nanizmi, ose shtatshkurtësia.

Megjithatë ky duket se nuk është rasti i Agim Vatovcit, i cili është kryetar i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta, në Kosovë.

Ai ka vendosur t?u bëjnë ballë paragjykimeve, duke i sfiduar ato. Megjithatë i ftuar në studion ?Rudina?, Vatoci rrëfeu përballjen me paragjykimet në moshë shumë të vogël.

?Kur kam qenë në klasën e parë kam qenë 80 cm dhe kur kaloja rrugës njerëzit më thonin: ?Ky ka ngrënë plënc pule? ose ?është prekur nga lakuriqi i natës prandaj s?është rritur?, këto kanë qenë dy ofendimet që më bënin dhe unë mbyllesha në vetvete. Por, kur u shpall një konkurs unë mora pjesë për të kënduar dhe kur kam dalë në publik para se të këndoja më fëshkëllenin, por pasi këndova më kanë kthyer tre herë në sallë me duartrokitje. Aty u thye paragjykimi. Kur isha në moshën 6-vjeçare më kanë dërguar tek një mjek në Beograd dhe ai i ka thënë babait tim se jam shtatshkurtër?, tha Vatovci.

Browse more videos