Gjykata nuk regjistron zgjedhjet e FSHF - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës nuk i ka regjistruar zgjedhjet e Federatës Shqiptare te Futbollit, duke zhytur institucionin e futbollit ne kaos. Pasi u zgjodh kreu i ri i FSHF-se ne 7 shkurt, vendimi i Asamblesë Zgjedhore per presidentin e ri dhe 9 anëtaret e Komitetit Ekzekutiv u dërgua ne gjykate për regjistrim.



Gjykata e Tiranës ka kërkuar dokumente shtese, e konkretisht listën e te gjithë anëtareve qe votuan, per te pare nëse ata ishin te regjistruar ne gjykate apo QKB.



Përpara zgjedhjeve, ndaj Federatës Shqiptare te Futbollit ishte bere një kallim penal ne gjykate për 12 shoqata rajonale te futbollit, te cilat nuk ishin te regjistruara, por kishin te drejte vote.



Ndërkohe pas këtij vendimi ka reaguar edhe kandidati Bashkim Fino.



Ne një reagim ne FB, Fino beri te ditur pse pasi konstatova dhe denoncova publikisht mënyrën se si u manipuluan zgjedhjet, duke futur persona te paautorizuar, vendos te ndjeke rrugën ligjore. përshëndes shpresën qe dha sot drejtësia, qe çdo manipulim nuk do te kete sukses para ligjit. Ky ishte nje mesazh per te gjithë viktimat e këtij sistemi qe Armand Duka nuk ka per te pasur me sukses me metoda te paligjshme.



Ne fund Bashkim Fino konfirmoi se procesi vazhdon edhe ne KAS-in shqiptar dhe sidomos ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv ne Lozane për një futboll te pastër dhe te drejte.

Recommended